leoni

Fotografi i Nju Jork Tajmsit, i cili incizoi masakrën në Familjen Deliu, kthehet në Abri dhe ri rrëfen krimin barbar serb

Fotografi i njohur i Nju Jork Times, Wejde Goddard,  është kthyer në Abri pas 25 vjetësh për tu takuar me të mbijetuarit e masakrës së tmerrshme në Familjen Deliu, në shtator të vitit 1998. Goddard, i cili ishte në Kosovë në vitin 1998 për të dokumentuar ngjarjet tragjike në fshatin Abri, është përfshirë nga emocionet gjatë kthimit të tij, duke shprehur dhembjen dhe trishtimin e tij përmes lotëve. Fotografi, i cili kishte bërë pamjet e njohura të masakrës së kohës, ka bërë një vizitë të veçantë në Kosovë, ku ka pasur rastin të takojë personat që kishin përjetuar atë periudhë historike për Kosovën. Masakra në Familjen Deliu ishte një nga ngjarjet më të rënda gjatë luftës në Kosovë, e cila shkaktoi reagime të forta ndërkombëtare dhe përpjekje për drejtësi për viktimat e saj. Fotografi Goddard, duke qarë te varret në Abri, shprehu respektin dhe përkushtimin për të kujtuar dhe për të ndarë me botën këtë pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …