Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, rikonfirmon se synimi kryesor i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është anëtarësimi në NATO

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se synimi kryesor i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është anëtarësimi në NATO. Ai  vuri në dukje zhvillimin e FSK-së, si një forcë profesionale dhe demokratike që mbikëqyret nga autoritetet civile, duke theksuar se kjo forcë ushtarake  nuk përbën kërcënim për askënd.  përmendi gjithashtu detajet e armatimit të FSK-së, dhe planin për blerjen e helikopterëve si asete mbështetëse. Duke folur për buxhetin e FSK-së, ministri Maqedonci tha se janë ndarë rreth 204 milionë euro për vitin 2023, duke arritur standardin e buxhetit prej 2% të GDP-së. Ai theksoi mbështetjen e qytetarëve për FSK-në dhe vështirësitë në anëtarësimin në NATO, veçanërisht për shkak të mosnjohjes nga disa vende t BE-së dhe të NATO-s. Duhet të vazhdojnë përpjekjet e Kosovës për të bindur vendet mos njohëse dhe për të shtrirë sovranitetin dhe rendin në vend, pavarësisht sfidave që mbeten, ka nënvizuar. Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …