leoni

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: PDK-ja është e gatshme për zgjedhje parlamentare kurdo që të nevojitet

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për planifikimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe parlamentare në vitin 2025, duke theksuar se opozita nuk mund t’i shtyjë ato pafundësisht. Kjo deklaratë ka nxitur reagime të partive opozitare. Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur këtë një përpjekje për të mbuluar dështimet në qeverisjen e Kurtit, duke shtuar se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje parlamentare kurdo që të nevojitet. Në anën tjetër, në LDK, anëtarja Shqipe Pantina ka shprehur qëndrimin se deklarata e Kurtit është e pakuptimtë, duke theksuar se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje dhe ka program qeverisës të miratuar që ofron zgjidhje për problemet aktuale. Diskutimet për zgjedhje të parakohshme parlamentare kanë qenë temë e diskutimit publik për muaj të tërë, por aktualisht kjo çështje është në heshtje, pas mungesës së unifikimit të partive opozitare për shpërndarjen e Kuvendit, një mundësi që u mbështet edhe nga pushteti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …