leoni

Albert Z. ZHOLI: -Shqipëria do të presë 36 mijë emigrantë kur deri dje Gjadri ishte aerodromi më sekret në Shqipëri!

Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj. Ndërkohë sipas burimeve të ushtrisë, nuk janë të qarta direktivat në lidhje me godinat ekzistuese nëse mund të ndëryhet në to, apo do të lihen të pa prekura. Italia do të ndërtojë dy qendra të menaxhimit të emigrantëve në Shqipëri, të cilat kur të jenë plotësisht funksionale, do të jenë në gjendje të menaxhojnë rreth 36 mijë persona në vit. Pas zbarkimit që do të bëhet në Shëngjin, do të vijohet në strukturat e tjera që po ndërtohen në Gjadër. I gjithë perimetri i ushtrisë do të rrethohet nga një mur i lartë afro 7 metra që do të shërbejë për të rritur sigurinë pasi fare pranë kampit ndodhen edhe banesat e fshatit Gjadër dhe Kakarriq. Në hyrjen e fshatit Gjadër tashmë ka nisur ndërtimi i kampit, por dhe ndërtime të tjera që do të kryhen edhe për sigurimin e ujit të pijshëm, por edhe të elementëve të tjerë për ta bërë funksionale. Investimi me vlerë 653 milion euro po bëhet me fonde të qeverisë italiane bazuar në marrëveshjen Rama-Meloni firmosur në nëntor 2023. Maksimumi i kapacitetit të kampit në një vit do të jetë pritja e 36 mijë refugjatëve. Emigrantët do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit gjatë periudhës, që kryhen procedurat për azil. Ata do të vendosen shumë afër aerodromit më të rëndësishëm ushtarak të sistemit të diktaturës komuniste.

Gjadri dje një aerodrom ushtarak i rëndësishëm  tepër sekret

Pak kilometra pasi largohesh nga Lezha, në të majtë të fshatit Balldren, do të hysh në rrugën e Torovicës. Kjo rrugë është hapur nga forcat xheniere të ushtrisë shqiptare, diku në vitet 1970, kur filloi dhe ndërtimi i aerodromit të Gjadrit. Tanimë jo vetëm në hyrjen jugore të kësaj baze, në anën nga Lezha, por kudo në rrethinat e saj, nuk është më gjallëria e dikurshme, që ia jepnin asaj disa qindra oficerë, nënoficerë, civilë e ushtarë që shërbenin aty. Nuk ndihen më as uturimat e avionëve supersonikë, që kryenin fluturime çdo dy tri javë, në të katra stinët e vitit… do t’i shërbente Bazës Ajrore, më të madhes dhe më moderne në Shqipëri. Drejtues të dikasterit të Mbrojtjes e të Shtabit të Përgjithshëm, qindra punëtorë e specialistë të huaj, ushtarakë të shumtë, por edhe banorë e kuriozë të zonave përreth, do të ishin atë ditë të pranishëm për të parë nga afër uljen e dy avionëve. Atë ditë të nxehtë vere do të uleshin mbi pistën e re, Haki Jupasi me avion MIG-19, dhe Serafin Shegani me avion MIG-21. Në këtë mënyrë do të hapej një faqe e re për historinë e Aviacionit dhe të Ushtrisë shqiptare. Por, vetëm thuajse pas dy vjetësh, pas përfundimit të infrastrukturës së plotë, më 18-19 maj të viti 1976, do të fillonte në Gjadër ribazimi i skuadriljes së parë të avionëve të këtij reparti, i skuadriljes MIG-21. Së bashku me disa avionë mësimorë, skuadrilja zbarkonte në këtë aerodrom me të 11-të avionët MIG-21, pas rrëzimit të njërit prej tyre në qershor të vitit 1974.

Porta e së kaluarës

Në një kodër të thepisur të Shqipërisë së Veriut qëndron një portë e së kaluarës komuniste: një derë e gjerë çeliku hapet, për të zbuluar një bazë ushtarake që fshihet në zemër të malit. Tunele që shkojnë në 600 metra lidheshin dikur me jetën ushtarake, por sot baza ajrore e fshehtë në Gjadër është thjesht një depo që mban dhjetëra avionë MiG të periudhës komuniste, që mbledhin për vite pluhur, mes errësirës. Tre dekada pas shpërbërjes së komunizmit, autoritetet shqiptare u përpoqën të shisnin avionët sovjetikë dhe kinezë, nga të cilët ka dhjetëra të tjerë  më shumë në një bazë tjetër ajrore aty pranë. Vite më parë Telegraf i ka kushtuar një reportazh avionëve të viteve të komunizmit, që ndodhet edhe në bazën e Gjadrit. “Përafrimi i pajisjeve tona dhe armëve tona me standardet e NATO-s është pjesë e “kapitullit të ri” të Shqipërisë me Aleancën, në të cilën u bashkua më 2009, – ka thënë para disa viteve Shefi i Mbrojtjes së ushtrisë Bardhyl Kollçaku.  Sa për MiG-ët, “përveç nostalgjisë, (për të cilën) ne do t’i mbajmë disa prej tyre në muzeun tonë… pjesa tjetër do të trajtohet sipas legjislacionit vendas për shitje ose përdorim tjetër”, -është shprehur ai para disa vjetëve. Por fakti është ky: Avionët e epokës komuniste, të cilat përfshijnë ndër të tjera modelet MiG-19, MiG-17 dhe MiG-21, kanë dalë jashtë përdorimit për më shumë se një dekadë. Kur Shqipëria diskutoi për herë të parë shitjen e MiG-ve në vitin 2016, kërkesa erdhi nga Muzeu i Hapësirës Ajrore në Francë, si dhe nga një shkollë fluturimi në Gjermani. Megjithatë, asnjë shitje nuk është realizuar deri më sot, sipas dokumenteve ligjore lidhur me procesin. Shumë individë ishin gjithashtu në listën e pritjes, përfshirë biznesmenin francez Julien Roche, i cili planifikonte të instalonte avionin që kërkon të blejë në këtë bazë, në kopshtin e tij. Nuk ishte kaq e lehtë për të marrë këtë lloj avioni, sepse të gjitha ato ishin kryesisht të shkatërruara dhe nuk ishin të ruajtura,  në Shqipëri. Ashtu si 7,000 bunkerë të sigurisë, baza e fshehtë e Gjadrit ishte pjesë e planit të ish-diktatorit komunist Enver Hoxha për të forcuar shtetin e tij të egër nga frika e pushtimeve të huaja që kurrë nuk u realizuan. Më shumë se 600 persona ushtarakë punonin brenda labirintit të tuneleve të mbyllura në vitin 2000. Avionët fluturonin deri në vitet 2000 dhe përdorën baza ushtarake të ndryshme, derisa u hoqën nga shërbimi pas një aksidenti në 2004. Sot, brenda – duke përfshirë një kafene, konvikte dhe një sërë zyrash të tjera – janë të zbrazëta. Gjatë 40 viteve të sundimit të tij, Hoxha e ktheu Shqipërinë në vendin më të militarizuar në Ballkan. Kjo bazë u dëmtua në vitin 1997, shtatë vjet pas rënies së komunizmit, kur vendi u përfshi nga një rebelim i armatosur dhe qytetarët sulmuan bazat ushtarake për të rrëmbyer armët. Edhe në Gjadër njerëzit grabitën armë dhe morën pjesë të disa MiG-ve si metale hekuri, për t’i shitur.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …