leoni

Josep Borrell e emëron Thomas Szunyog shef të ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

Thomas Szunyog, ka prezantuar rezultatet përmbyllëse të Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë

Shefi i BE-së në Kosovë, Thomas Szunyog, në konferencën përmbyllëse të Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë,  ka prezantuar rezultatet e arritura dhe përfitimet e këtij projekti me buxhet prej 7 milionë eurosh. Projekti ka kontribuar në fuqizimin e sektorit të drejtësisë në Kosovë, duke theksuar disa nga arritjet kryesore: Projekti ka forcuar koordinimin ndërinstitucional përmes krijimit të një Mekanizmi Koordinues dhe Deklaratës së Përbashkët të Zotimit. Ka rritur pavarësinë, paanshmërinë dhe përgjegjshmërinë në sistemin gjyqësor përmes reformave të reja dhe masave disiplinore, duke themeluar një komision etik për prokurorët. Ka mbështetur konsolidimin legjislativ dhe harmonizimin me standardet e BE-së, duke përfshirë hartimin e Kodit të Procedurës Civile dhe ligjeve të tjera të rëndësishme. Ka përmirësuar qasjen në drejtësi për të gjithë, me fokus në grupet e ndjeshme dhe ndërtimin e kapaciteteve për përkthyesit dhe interpretuesit.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Vetëvendosje për te'i mbuluar skandalet në qeverisje po e nxit armiqësinë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Deputeti, Bekim Haxhiu, refuzon të bisedojë me Mimoza Kusarin, pas zbardhjes së bisedës me Milan Radoiçiqin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar kundër telefonatës së publikuar në mes …