Në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë është diskutuar për masat e BE-së ndaj Kosovës dhe Këshillin e Evropës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen

Ambasadori i Gjermanisë, në Kosovë, Jorn Rohde, është cituar të ketë deklaruar  se sanksionet  e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen dhe gjithçka varet tash e tutje nga takimi që do të mbahet në Bruksel. Është në duar të shteteve anëtare së cili do të jetë vendim përfundimtar që do merret në raport me Kosovën, sa i përket vendosjes së masave nga BE-ja. Rohde citoi edhe vizitën e emisarit për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, i cili takoi zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi. Ky është një diskutim që duhet bërë në Bruksel. Ne do të duhet të shohim mirë se çfarë do të vendosin. Tani është në dorën e shteteve anëtare. Mendoj se i posaçmi  i BE-së për dialogun ishte dje në Kosovë. Ai dha mendimet e tij. Masat duhet të hiqen, por të shohim se çfarë vjen”, ka thënë Rohde.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …