Kryetari Latifi ka zhvilluar diskutime serioze me përfaqësuesit e kompanive publike dhe private

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me nënkryetarin, z.Fatmir Iska, dhe disa drejtorë të drejtorive ka zhvilluar diskutime serioze me përfaqësuesit e kompanive publike dhe private, si: KRU “Gjakova”, KEDS – njësia në Rahovec, “Ekoregjioni”, “Eko Drinia” dhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, zjarrfikësve dhe inspektorët komunal. Nga këta drejtues të rëndësishëm, kryetari Latifi ka marrë 𝐙𝐎𝐓𝐈𝐌 se do të ketë angazhim serioz dhe do të merren të gjitha masat në koordinim të plotë dhe me bashkëpunim efikas, që për secilin veprim të respektohen afatet kohore optimale në zgjidhjen dhe eleminimin e defekteve, pengesave dhe vështirësive eventuale, siç është: furnizimi me ujë në sezonin veror, furnizimi i rregullt me energji elektrike, mirëmbajtja e hapësirave publike dhe intervenimi i shpejtë në rastet e zjarreve fushore. Me theks të veçantë, kryetari Latifi ka kërkuar veprime më të shpejta në rastet e defekteve në rrjetin e ujit dhe të energjisë. Të gjitha këto veprime do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve, tani kur vendin e vizitojnë mërgimtarët dhe shërbimet e tilla janë të domosdoshme, ka thënë kryetari Latifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë punimet për ndërtimin e urës në Sheshin Qendror të komunës së Rahovecit

Ka filluar ndërtimi i unazës në Sheshin Qendror të komunës së Rahovecit, e cila do …