Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka bërë të ditur se ndërmarrja “Trepça” nuk është duke punuar që nga 14 qershori i këtij viti

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka bërë të ditur  se ndërmarrja “Trepça” nuk është duke punuar që nga 14 qershori i këtij viti.  Ai ka thënë se punimet janë ndalur në minierën e Stantërgut, ndërsa  ka fajësuar menaxhmentin dhe qeverinë.  Nga data 14 qershor 2024, në minierën e Stantërgut është ndërprerë procesi i punës. E habitshme dhe e pashpjegueshme se si menaxhimenti i kësaj ndërmarrje dhe qeveria, mundohen ta mbajnë të fshehur çështjen e ndërprerjes së punës. Ky veprim paraqet shkallë të lartë të humbjeve ekonomike për ndërmarrjen ‘Trepça’, e njëkohësisht edhe shkallë të lartë të rrezikut për gjendjen e përgjithshme për sigurinë në minierë. Tashmë po vërtetohet që kjo qeveri jo vetëm që nuk ka kuadro, por nuk ka plan e as ide për ‘Trepçën’ dhe industrinë minerare. Nëse vazhdohet me këtë logjikë të kësaj qeverie, dëmet strategjike për sektorin dhe ‘Trepçën’ do të jenë katastrofale!”, ka shkruar Ferat  Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Vetëvendosje për te'i mbuluar skandalet në qeverisje po e nxit armiqësinë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Deputeti, Bekim Haxhiu, refuzon të bisedojë me Mimoza Kusarin, pas zbardhjes së bisedës me Milan Radoiçiqin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar kundër telefonatës së publikuar në mes …