Kryeministri i Greqisë, Qiriakos Mitsotakis ka paralajmëruar dhe ka kërcënuar Maqedoninë e Veriut për të ardhmen në rrugën drejt integrimit në BE për shkak të përdorimit të emrit ‘Maqedoni’. Gjatë një interviste për mediat greke, Mitsotakis the se, Shkupi do të ketë probleme brenda organizatës së NATO-s por edhe për integrimin ne Bashkimin Europian. Ne nuk mund të vazhdojmë kështu. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të gjendet në një pozitë të pakëndshme në kuadër të Samitit të NATO-s. Unë do ta ngre çështjen atje. Shkupi do ta kuptojë se nuk mund të luajë me Greqinë në këtë çështje. Sepse nëse vendi do të pranonte një emër të dyfishtë, çështja do të ishte mbyllur vite më parë. Nëse vihet në dyshim, Shkupi do të ketë probleme si në NATO, ashtu edhe në BE, ku ai shpreson të bëhet anëtar”, theksoi Mitsotakis.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …