leoni

Ka përfunduar takimi i dytë i kryeministrit Kurti, me shefin e BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak

Në takim e kryeministrit Kurti dhe kryetarit serb, Vuçiq do të diskutohet për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit

Qeveria e Kosovës është deklaruar në lidhje me takimin në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit  të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që do të mbahet në Bruksel më 26 qershor. Zëdhënësi i qeverisë  Përparim Kryeziu ka deklaruar për  mediet se në takim do të diskutohet për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit. Në fokus kryesor ky takim do të ketë zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj, dhe rrugën përpara, ka saktësuar ai. Dje BE-ja konfirmoi mbajtjen e këtij takimi, ku të pranishëm do të jenë emisari evropian, Miroslav Lajçak dhe krye-diplomati evropian, Josep Borrell. Po ashtu, u raportua se për mbajtjen e bisedimeve është rënë dakord gjatë vizitave që emisari Miroslav Lajçak pati në Kosovë e Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …