Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion të gjerë policor në Prishtinë dhe Pejë, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të fajdeve. Operacioni është rezultat i angazhimeve të pandërprera dhe hetimeve intensive të kryera nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, të asistuar nga njësitet relevante policore. Si rezultat i angazhimeve të pandërprera dhe hetimeve intensive nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, të asistuar nga njësitet relevante policore, sot në rajonin e Pejës dhe Prishtinës është duke u realizuar një operacion i gjerë policor, thuhet në njoftimin e policisë. Ky operacion po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, dhe deri tani ka rezultuar në arrestimin e tre personave të dyshuar për veprimtari kriminale të fajdeve. Policia ka bërë të ditur se aksioni po vazhdon dhe se do të ketë informacione të mëtejshme lidhur me zhvillimet e operacionit dhe rezultatet e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Qeverinë Kurti për shpërdorim të parasë publike dhe mashtrim në prag të zgjedhjeve
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Qeverinë Kurti për shpërdorim të parasë publike dhe …