James Rubin: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi pa njohje, është i vështirë edhe për t’u imagjinuar

Emisari  i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit të Shtetit, Xhejms Rubin,  deklaroi se është vështirë të imagjinohet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohje të ndërsjellë. Rubin, i cili ka pasur një rol të rëndësishëm gjatë luftës në Kosovë, shprehu shqetësimet për mënyrën se si qeveria e Kosovës po vepron, duke mos përmbushur kërkesën për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nuk do të dëshiroja të futesha në mes të dy ambasadorëve, por mund të them se qëndrimi amerikan është që qëllimi afatgjatë i normalizimit nënkupton njohje. Është vështirë të imagjinosh normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohje, tha Rubin. Ai theksoi se ndonëse disa shtete të BE-së ende nuk e njohin Kosovën, ky fakt nuk ndryshon qëndrimin amerikan. Rubin përfundoi duke theksuar rëndësinë e zgjidhjes së problemeve dhe normalizimit të marrëdhënieve në përputhje me standardet e BE-së, duke sugjeruar se njohja e ndërsjellë duhet të jetë pjesë e këtij procesi.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Ekipet tona mjekësore po fyhen dhe poshtërohen në veri, Qeveria Kurti po hesht

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Qeverinë Kurti për shpërdorim të parasë publike dhe mashtrim në prag të zgjedhjeve

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Qeverinë Kurti për shpërdorim të parasë publike dhe …