Esra Biba është nxënëse e shkollës fillore “Gjon Serreqi” e cila në kuadër të “Ditëve të Kulturës” mori çmimin “Interpretimi artistik më i mirë” në shfaqjen teatrore të përgatitur nga mësuesja znj. Shpresa Qeriqi Ahmeti e cila edhe zbuloi talentin e saj artistik. Esrën e ka pritur sot kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, shoqëruar nga nëna e saj, znj.Atlantida Musliu Biba dhe mësuesja znj. Shpresa Qeriqi Ahmeti, për ta përgëzuar e uruar suksese në rrugëtimin e saj artistik.