leoni

Besnik Tahiri: Në Komisionin për Legjislacion theksova se problemi kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial është përbërja

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Besnik Tahiri “ka gjetur” problemin kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ai ka paralajmëruar se me modelin përbërës të KPK-së po cenohet që i delegohet nga Kushtetuta. “Në Komisionin për Legjislacion theksova se problemi kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës është përbërja. Me këtë model të përbërjes të KPK-së është duke u cenuar pavarësia institucionale që i delegohet nga Kushtetuta e Kosovës. Kjo përbërje mundëson ndikim direkt politik nga qeveria. Thjesht, qëllimi është që vendimmarrja dhe ndikimi politik në vendimmarrje të ndodhë përmes anëtarëve, jo prokurorë”, ka thënë Tahiri. Tahiri ka paralajmëruat se kjo do të ndalet në Gjykatën Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në olimpiadën e gjuhës shqipe

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë për …