Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ishte në krye të Qeverisë nga viti 2010, tani do të jetë sekretarit të përgjithshëm të NATO-s

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ishte në krye të Qeverisë holandeze nga viti 2010. Ai pritet të konfirmohet në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s brenda ditësh. Vizitën e fundit në Kosovë e zhvilloi korrikun e kaluar, kur së bashku me homologun e atëhershëm nga Luksemburgu, Ksavier Bettel, u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i ulnin tensionet dhe t’i ktheheshin dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, shkruan Radio Evropa e Lirë. Tensionet mes dy vendeve ishin në kulm, pasi në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, pushtetin e morën kryetarët e zgjedhur shqiptarë. U bëjmë thirrje të dyja palëve që të marrin pjesë në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, ta shtensionojnë situatën dhe përfundimisht t’i normalizojnë marrëdhëniet”, shkroi Rutte.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …