leoni

Josep Borrell

Josep Borrell ka thënë se Evropa nuk është e plotë derisa Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e saj

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, ka thënë se Evropa nuk është e plotë derisa Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e saj dhe se është e nevojshme të përshpejtohet procesi i zgjerimit, i cili është vonuar për një kohë të gjatë. “Zgjerimi i mëparshëm ishte një histori suksesi. Zgjerimi i mëtejshëm do të jetë gjithashtu një histori suksesi. Problemi është sepse po vonohet për shumë kohë. Tani duhet ta përshpejtojmë. Të mos harrojmë se Evropa nuk është e plotë derisa (vendet e Ballkanit Perëndimor) të bëhen anëtare”, ka thënë Borrelli në fjalimin e tij në Forumin Evropian pas marrjes së çmimit “Dr. Alois Mock Europe”. Borrelli ka theksuar se fjala kyçe e valës së parë të zgjerimit të BE-së ishte tregu, sot kryefjala është siguria. Ne po përballemi me kërcënime të rëndësishme, jetojmë në një peizazh të rrezikshëm. Por kini kujdes, zgjidhjet kombëtare dhe ndërtimi i mureve nuk do të jenë zgjidhja për evropianët”, ka thënë ai, duk shtuar se demokracia nuk po përhapet, por regjimet autoritare po kthehen, liritë janë nën kërcënim dhe gjithçka po kthehet në armë – energjia, ushqimi, teknologjia, migrimi”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …