Letra eprorit të UÇK-TMK-FSK-së, Hajrush Kurtaj me rastin e 25-vjetorit të kryerjes së misionit të luftës së Radios-Kosovën e Lirë

Pershendetje i nderuar drejtor i Radio Kosova e Lire, i vetmi mjet informimi i Luftes se Ushtrise Çlirimtare te Kosoves. Ishte nje ze i fuqishem dhe motivues, qe beri krenare te gjithe ushtaret e lirise neper vijat e frontit. Per kete, kontribut te jashtezakonshem keni dhene ju si drejtues me stafin tuaj.  Dje isha i lumtur qe me ftesen e znj. Arbana Qeriqi, te marre pjese ne shenimin e 25 vjetorit te kryerjes se misionit informativ, historik te luftes clirimtare.  Edhe ne kete pervjetor, shprehen mirenjohje te gjithe folesit per kontributin tuaj dhe rolin e rendesishem te radios Kosova e Lire gjate luftes se Ushtrise Çlirimtare te Kosoves.  Ishte nje organizim dinjitoz, por na erdhi shume keq qe ju “Zeri motivues i cdo ushtari” nuk ishit prezent me ne shkaku shendetit. Uroj sherim te shpejte dhe te vazhdoni punen ne radion Kosova e Lire dhe Tv Dielli, si themelues i tyre. Jemi shume krenare qe edhe 25 vite pas luftes, ne keto mjete informuese po ruhen dhe kultivohen vlerat kombetare. Poashtu jam thellesisht e perzemersisht falenderues per perkrahjen e vazhdueshme qe me keni dhene mua si person dhe te gjithe veprimtareve tjere te qeshtjes kombetare. Edhe nje here sherim te shpejte juve dhe suksese Radios Kosova e Lire dhe Tv Diellit. Ne luftetaret e lirise kemi qene ne perkrahje tuajen dhe do te jemi gjithmone.

 

Me respekt,

Hajrush Kurtaj

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …