Letra e veprimtarit, publicistit dhe çlirimtarit, Ruzhdi Jashari, me rastin e 25-vjetorit të kryerjes së misionit të luftës të Radios-Kosovën e Lirë

Përshëndetje!

Pas aktivitetit ditor në Berishë, me rastin e 25 vjetorit te transmetimit të fundit, nga lufta e UÇK-së, dhe fillimit të rij për 25 vjet me radhë, në   informacion, në komente, analiza, botime, kronika, opinione, biografi e shumëçka tjetër gjithmonë dhe pa ndërprerje vetëm për lartësimin dhe rrënjëzimin e vlerave te lirisë, të njerëzores, të humanizmit dhe dinjitetit në funksion të veprave të mëdha kombëtare, lidhën ngushtë me emrin Tuaj, prof. Ahmet Qeriqi. Urime kjo ditë madhështore e kujtimit dhe shënimit të kësaj ngjarjeje. Jehona e pushkëve të lirisë dhe zëri autentik i Ushtrisë Çlirimtare, me Juve Radio – Kosovën e Lirë dhe Kosova-Pressin jehoi në katër anët e botës, krisma e pushkëve të lirisë nuk mbetej në mes kodrave dhe vendeve ku zhvillohej lufta, nuk mbetej as krimi e gjenocidi serb i pa dëgjuar e i paparë, me juve shpërndahej informacioni në opinionin botëror dhe mbarë populli shqiptar liridashës ishte lidhur shpirtërisht në mbështetje të institucioneve të luftës për liri dhe çlirim! Serbia tashmë po i numëronte ditët e humbjes së luftës, ngase edhe opinioni demokratik euro-perëndimorë në krye me Amerikën  tashmë ishte rreshtuar në mbështetje të kauzës sonë të shenjët të vlerave tona të lirisë dhe demokracisë!

Të urojmë jetë të gjatë e të pandalshme në rrugëtim drejt sfidave e furtunave momentale. Lisat e mëdhenj janë të rrallë por qëndresa e tyre është shekullore, nën të cilët shumëkush gjen strehë, pushon e rri nën hije! Ju me veprimtarin tuaj e keni vulosur një epokë specifike dhe të veçantë në interes të vendit dhe KOMBIT!

Puna e jote dhe stafit tuaj po i jep emër dje po e nderon Kosovën dhe shqiptarinë!

Ne pamundësi të shtrëngimit të dorës së uratës për këtë ditë! Të bashkuar dhe së bashku drejt fitoreve të reja.

EDHE NJËHER PËRGËZIME AHMET

Ruzhdiu!

Kontrolloni gjithashtu

19 vjet nga masakra ndaj familjes Deliu në Abri të Drenasit

Rrëfim i Imer Deliut për Masakrën në Abri të Epërme, të kryer nga serbët, më 26 shtator të vitit 1998

  …Dita e 26 shtatorit 1998 fillon me riga shiu dhe pa konfrontime mes forcave …