Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar përbërjen e Këshillit Prokurorial të Kosovë, duke theksuar se modeli aktual cenon pavarësinë institucionale të garantuar nga Kushtetuta e Kosovës. Në një deklaratë gjatë një mbledhjeje të Komisionit për Legjislacion, Tahiri theksoi se “me këtë model të përbërjes së KPK-së cenon pavarësinë institucionale të deleguar nga Kushtetuta e Kosovës.” Sipas tij, përbërja aktuale mundëson ndikim të drejtpërdrejtë politik nga qeveria, pasi vendimmarrja politike ndodh përmes anëtarëve që nuk janë prokurorë. Tahiri paralajmëroi se kjo çështje do të trajtohet në Gjykatën Kushtetuese. “Kjo do të ndalet në Kushtetuese,” tha ai.
