BDI-ja, çlirimtarja e shqiptarëve dhe shtet-formuesja e Maqedonisë së re të Veriut, pas 16 vitesh në pushtet, tani në opozitë

BDI-ja, çlirimtarja  e shqiptarëve dhe shtet-formuesja e Maqedonisë së re të Veriut  pas 16 vitesh në pushtet, tani në opozitë. Vendin e saj meritor, tani e ka zënë koalicioni ‘vlen’  në pushtet bashkë VMRO-DPMNE dhe partinë satelite të Beogradit zyrtar të Ivan Stoilkoviq, kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve të Maqedonisë, dhe mik i ngushtë i presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Sipas raporteve, Stoilkoviq është një aset i agjencisë serbe të inteligjencës BIA. Ky zhvillim vjen ndërkohë që koalicioni opozitar shqiptar, VLEN, mbështetet nga Vetëvendosje e Kosovës. Stoilkoviq njihet për lidhjet e tij me presidentin serb Vuçiç dhe për retorikën e tij antishqiptare dhe euro-skeptike. Ai ka marrë pjesë në tubime elektorale të VMRO-DPMNE-së dhe ka shprehur publikisht përkrahjen për afrim me Serbinë dhe Rusinë. Në qershor, u publikuan dokumente të klasifikuara që zbulojnë aktivitetet e tij nën mbikëqyrjen e agjentëve serbë dhe rusë. Në këtë kontekst, Afrim Gashi i Alternativës u zgjodh kryeparlamentar, ndërsa Arben Taravari do të jetë  ministër i shëndetësisë në kabinetin e ri të udhëhequr nga Hristijan Mickoski i VMRO-DPMNE-së. Vleni po iu vlen  dhe po iu shërben forcave politike antishqiptare, në shërbim të tyre  vetëm për pushtet, pa çka se është antishqiptar. Për ta kundërshtarë janë shqiptarët, që me gjak djersë e luftë u çliruan nga forcat pushtetare shoviniste  antishqiptare. Krejt kjo sipas shembullit dhe përkrahjes së ndasive e përçarjeve të Albin Kurit dhe të tillëve si ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku mirëpret largimin e ndërmjetësuesve të dialogut, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrel

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka mirëpritur vendimin për largimin e dy ndërmjetësuesve aktualë të …