Elmije Plakiqi: Në 25 vjetorin e punës së RKL-së , shpreh  respektin dhe admirimin tim, për stafin e saj, dhe drejtuesin profesor Ahmet Qeriqi

Historia e Luftës së UÇK-së, nuk përfundoi në qershor të vitit 1999, siç pretendonin dhe dëshironin disa nga ata që ndihmuan  të çlirohet vendi ynë. Ajo vazhdon të shkruhet e të dëgjohet edhe pas qershorit të vitit 1999, dhe tërë kjo falë punës së palodhshme dhe përkushtimit e vetëmohimit të stafit të Radios Kosova e Lirë të udhëhequr nga drejtori i saj profesor Ahmet Qeriqi.

Sfidat e shumta nëpër të cilat kaloi kjo radio pak njerëz i prekën në ndërgjegjen e tyre, e më së paku nga ata pushtetarët tanë  të djeshëm e të sotëm . Asnjëherë kjo radio nuk e pati vendin meritor. Edhe ata që dikur e dëgjonin me admirim zërin jehues të saj , zërin e vetëm  që ishte frymëzim në luftën kundër armikut, pas luftës e bënë veshin e shurdhër. Nuk ju bëri përshtypje vazhdimi i kësaj radioje, as sfidat në të cilat kalonin, sepse sipas tyre lufta kishte përfunduar, e tash me rëndësi ishin pozitat dhe kolltukët, pagat e majme, dhe zhvatja e sa më shumë pasurive. Por për këtë radio sikur edhe për pjesën më të çiltër të kombit, nuk pati, përkrahje përkundrazi pati vetëm injorim.

Edhe përkundër këtyre sfidave  stafi i kësaj radio nuk u dorëzua por kreu dhe vazhdon të kryej  me vetëmohim misionin e saj të shenjtë duke e ruajtur  dhe kultivuar vlerat dhe bëmat e kësaj lufte.

Duke ruajtur historinë e atyre që derdhen gjakun dhanë jetën, lanë gjymtyrët në fushën e nderit për këtë liri që sot e gëzojnë të gjithë pa dallim.  Kjo radio i ka vënë në panteonin lirisë aty ku e meritojnë.  Kjo radio nuk kishte studiot dhe teknikën moderne  sikur të mediave tjera që u krijuan pas lufte, por RKL ka zërin kumbues të së vërtetës, aty ku çdo ditë kujtohen, dëshmorët, martirët, datat historike, kombëtare e kulturore.

Në këtë shënim jubilar të 25 vjetorit të punës së kësaj radioje , shpreh  respektin dhe admirimin tim, për stafin e saj, dhe drejtuesit profesor Ahmet Qeriqit, për punën kolosale, shumëdimensionale, që jetën e tij e ka vënë e po e vënë çdo ditë në shërbim të kombit dhe atdheut.

Shëndet e suksese në vazhdimësi stafit të Radios Kosova e Lirë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …