Udhëheqësi i Komitetit parlamentar rus për Mbrojtje, Andrei Kartapolov ka tërhequr vërejtjen se nëse Moska zyrtare beson se po rriten kërcënimet ndaj Rusisë, atëherë mund të shkurtohet koha e vendimmarrjes për përdorimin e armëve bërthamore. Ai është cituar të ketë thënë se “Nëse shohim që sfidat dhe kërcënimet rriten, kjo nënkupton që mund të përmirësojmë diçka në këtë doktrinë, sa i përket kohës së përdorimit të armëve bërthamore dhe vendimit për t’i përdorur ato”. Doktrina bërthamore e Rusisë, e vitit 2020, përcakton se armët bërthamore mund të përdoren si përgjigje ndaj një sulmi që është përdorur armë bërthamore, armë të shkatërrimit në masë, ose kur ekzistenca e shtetit është nën rrezik.
Kontrolloni gjithashtu
Gazetari Lirim Mehmetaj, akuzon kryeministrin Albin Kurti për mohimin e gjenocidit serb në Kosovë
Gazetari Lirim Mehmetaj, ka replikuar në një shkrim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në …