Kryetari Nura ka mbajtur takimin e parë publik me qytetarë për gjashtë-mujorin e parë të vitit 2024

Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, ka mbajtur takimin e parë publik për punën në gjashtë-mujorin e parë të vitit 2024, takim ky që obligohet me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Udhëzimi Administrativ për Administratë të Hapur në Komuna. Kryetari Nura paraqiti punën dhe projektet e ekzekutivit përfshirë projektet e realizuara dhe ato që janë planifikuar për këtë vit e të cilat janë projekte zhvillimore e të rëndësishme për qytetarët e komunës së Skenderajt. Qytetarët e pranishëm parashtruan pyetje dhe kërkesa të ndryshme për të cilat morën përgjigje dhe sqarime nga kryetari Nura dhe drejtorët përkatës.

May be an image of 9 people

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …