Hikmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hikmete Bajrami i ka reaguar ashpër ministrit të Qeverisë Kurti, Hekuran Murati

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hikmete Bajrami i ka reaguar ashpër ministrit të Qeverisë Kurti, Hekuran Murati. Ky ka shkruar se 61 mijë familje në Kosovë kanë përfituar nëpërmjet subvencionimit të faturave të energjisë elektrike. Ajo ka shkruar se është Bashkimi Evropian që duhet falënderuar për këtë mbështetje e jo Qeveria Kurti. “61 mijë familje në vendin tonë u subvencionuan për faturat e energjisë elektrike në gjashtë muajt e fundit. Financim ky komplet nga BE për familjet pa të ardhura ose me të ardhura të ulëta. Qeveria Kurti me ministër Muratin duhet të mbahet përgjegjëse që përkundër faktit që erdhën në pushtet duke premtuar lirim të çmimit të energjisë elektrike e rritën atë deri në papërballushmëri për 61 mijë familje në Kosovë. Falë politikave dhe mospunës së kësaj Qeverie, sot 61 mijë familje apo rreth 250 mijë banorë jetojnë në varfëri ekstreme dhe ministri i financave mundohet që këtë ta shes si lavd” ka shkruar mes tjerash, deputetja, Hikmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Lirim Mehmetaj: Pushteti banditesk e pengon Prokurorinë të hap rast për Berishajn, liron Konjufcën, që e pranon fajësinë

Gazetari Lirim Mehmetaj, akuzon kryeministrin Albin Kurti për mohimin e gjenocidit serb në Kosovë

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka replikuar në një shkrim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në …