Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar nga banorët që të qëndrojnë në zona të sigurta

Gjendja e krijuar në kryeqytet për shkak të stuhisë dhe reshjeve të dendura të shoqëruara edhe me breshër, ka bërë që kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama të kërkoi nga banorët që të qëndrojnë në zona të sigurta.

 “Të dashur qytetarë,

Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka shkaktuar dëme në kryeqytet, ju lutemi qëndroni në shtëpi ose në zona të sigurta nëse jeni jashtë shtëpisë.

Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca , si dhe zjarrfikësit , janë në terren duke punuar pa ndërprerje për të sanuar gjendjen.

Për çdo problem, telefononi në numrat kujdestarë (pa pagesë)  080012233 dhe 080012244.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe kujdesin tuaj!” ka shkruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …