Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike, Imri Ahmeti, thotë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti me lehtësi po i prish ose rrezikon raportet me shtetet aleate, të cilat se janë ndërtuar me mund në një periudhë të gjatë kohore. Aie ka vlerësuar shumë të dëmshme logjikën përjashtuese dhe prolonguese të kryeministrit Kurti në raport me dialogun. Sipas tij, polarizimet në skenën e brendshme, por edhe me ndërkombëtarët janë kartat e vetme që e mbajnë gjallë Qeverinë Kurti. Definitivisht nuk na vjen mirë që jemi në këtë pozicion politik në raportet ndërkombëtare. Polarizimet e brendshme në shoqërinë tonë dhe polarizimet në regjion e në nivel ndërkombëtar, janë si duket një ndër kartat që e mbajnë më së shumti në jetë këtë qeverisje. Këto tendenca që raportet të shkojnë në vazhdimësi duke u keqësuar, nuk besoj që i bëjnë mirë këtij vendi dhe do të jetë vështirë e mundur dhe kohë e gjatë pune për të rikthyer një raport të tillë çfarë e ka pasur vendi ynë. Është për t’u habitur që me kaq lehtësi prishen ose rrezikohen këto raporte”, ka thënë Imri Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …