Sot në Luksemburg do të mbahet takimi i ministrave të jashtëm të shteteve të BE-së ku do të marrë pjesë edhe vendi ynë. Në agjendën e Këshillit të Punëve të Jashtme, të publikuar ditë më parë, thuhet se ministrat e punëve të jashtme të vendeve evropiane takohen nga ora 08:30 dhe se takimi do të drejtohet nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell. “Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të diskutojnë agresionin rus kundër Ukrainës, pas një shkëmbimi jozyrtar të pikëpamjeve me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba, nëpërmjet video-konferencës. Këshilli do të ketë më pas një diskutim mbi situatën në Lindjen e Mesme, në dritën e zhvillimeve të fundit. Takimi do të vazhdojë me një shkëmbim mendimesh për Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë”.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …