Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka fajësuar Qeverinë Kurti për masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Masat janë shkaktuar nga vendimet politike të Qeverisë, të cilat nuk janë koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, duke çuar në dezorganizimin e proceseve integruese të Komunitetit serb, tha Berisha. Ai paralajmëroi se muaji qershor do të jetë definues për mundësinë e masave të tjera shtesë. Sipas Berishës, BE-ja ka paralajmëruar se masat aktuale nuk do të hiqen nëse Kosova nuk përmbush detyrimet ndërkombëtare dhe shtensionon situatën në veri. Ai gjithashtu paralajmëroi se masat shtesë mund të prekin sektorët e sigurisë dhe mbrojtjes, dhe se presioni mund të intensifikohet edhe nga Amerika.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …