Opozita dhe njohës të rrethanave ekonomike, konsiderojnë se nasat e BE-së, ndaj Kosovës, të vendosura një vit më parë, kanë ndikuar negativisht në ekonominë e vendit, pasi rreth 300 milionë euro janë bllokuar nga BE-ja. Ata shprehin shqetësim se Kosova mund të mos përfitojë nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ministria e Ekonomisë nuk ka kthyer përgjigje për ndikimin në projekte specifike. Ndërkohë, Josep Borrell, ka rekomanduar heqjen e masave. Qeveria-Kurti pretendon se humbjet janë vetëm shtatë milionë euro, ndërsa ish-kryeministri Avdullah Hoti thekson se janë bllokuar 300 milionë euro dhe kjo ndikon negativisht në ekonominë e vendit. Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, thotë se BE-ja nuk duhet të sanksionojë Kosovën për shkak të kryeministrit. Dihet se në BE nuk ka pajtim të plotë për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, dhe pritet që ato të hiqen pjesërisht dhe gradualisht.
Kontrolloni gjithashtu
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Institucionet paralele të Serbisë në Kosovë duhet të adresohen, në Bruksel
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se çështja e institucioneve paralele të Serbisë …