Një vit më parë. Kosovës iu vendosën masat ndëshkuese nga Bashkimi Evropian. për të njëjtat vazhdimisht është bërë thirrje nga krerët institucionalë të vendit që të hiqen. Gjatë javës përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, u dorëzoi vendeve anëtare të bllokut raportin lidhur me masat që i janë vënë Kosovës. Nga Partia Demokratike e Kosovës presin lajme pozitive. “Natyrisht që ne presim që të ketë lajme të mira më në fund, dhe Kosovës t’i largohen sanksionet e Bashkimit Evropian, të cilat e kanë goditur jo vetëm ekonominë e vendit, por edhe investitorët e mundshëm potencial të cilët nuk e kanë parë Kosovën si vend për të shtrirë investimin e tyre për të rritur punësimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, thotë deputetja Blerta Deliu.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …