Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me nënkryetarin, z. Fatmir Iska e z. Rrahman Krasniqi – koordinator dhe partnerët nga Bashkia e Kukësit, morën pjesë në konferencën përfundimtare të projektit “Rrugët e Eko-Turizmit në Zonën Ndërkufitare për Promovimin e Turizmit Alternativ (ECO-ROUTES)”, në Shishtavec të Kukësit. Ky projekt kishte për qëllim të kontribuojë në promovimin e rritjes së zhvillimit të qëndrueshëm dhe atraktiviteteve të zonave Rahovec dhe Kukës, në mënyrë që të shfrytëzohen më mirë potencialet e tyre turistike, dhe të zhvillohet bashkëpunimi ndërkufitar, duke promovuar rrugët e eko-turizmit në të dyja zonat si korridore natyrore dhe kulturore. Projekti “ECO-ROUTES” është pjesë e programit “IPA II – Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë 2014 – 2020”, i financuar dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe i zbatuar nga Komuna e Rahovecit, në partneritet me Bashkinë e Kukësit në Shqipëri, Shoqata për Pastërti dhe Ambient të Kosovës “PAMKOS”, nga Kosova dhe Instituti i Kërkimeve Urbane – “URI”, nga Shqipëria.
Pamje nga projekti ndërkufitar me Bashkinë e Kukësit: “Rrugët e Eko-Turizmit në Zonën Ndërkufitare për Promovimin e Turizmit Alternativ (EKO-ROUTES)”, ku përfshihen:
Murale të pikturuara në hyrje të qytetit, me motive të Rahovecit;
Instalimi i mureve të ngjitjes me disa nivele të vështirësisë;
dërtimi i shtëpive në pemë, në afërsi të Urës së Fshajt.
Identifikimi i më shumë se 20 kilometra shtigje të reja për ngjitje (hiking), të shenjëzuara dhe të digjitalizuara;
Përmirësimi i guidës turistike të Rahovecit.
Klikoni ne linkun me poshtë për të parë pamjet nga aktiviteti i sotëm
https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/videos/7756052574470755/