Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit Kosova vazhdon të përfshihet në nivelin 3 të sigurisë për shkak të COVID-19

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njerëzore në mbarë botën dhe në Kosovë

Në raport thuhet se Qeveria e Kosovës demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme. Ato përfshinin dënimin e të gjithë trafikantëve me burgim, aty ku ishte e përshtatshme dhe mosshqiptimin e ndonjë dënimi vetëm me gjobë. Në raport thuhet se Qeveria rriti përpjekjet e përgjithshme parandaluese, përfshirë shtimin e fondeve për fushatat ndërgjegjësuese dhe shpërndarjen e manualeve për parandalimin e trafikimit të fëmijëve. Por, në raport konstatohet se megjithatë, Qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha kyçe. “Qeveria hetoi dhe ndoqi penalisht më pak të dyshuar dhe identifikoi më pak viktima. Edhe pse gjyqtarët dhanë dënime më të forta, dënimet megjithatë ishin nën dënimin minimal të parashikuar nga Ligji kundër trafikimit”, thuhet në raport.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku mirëpret largimin e ndërmjetësuesve të dialogut, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrel

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka mirëpritur vendimin për largimin e dy ndërmjetësuesve aktualë të …