Rusia u zotua se do të marrë masa në shenjë hakmarrjeje ndaj Shteteve të Bashkuara, dhe e bëri përgjegjëse për sulmet në Krime

Rusia u zotua se do të marrë masa në shenjë hakmarrjeje ndaj Shteteve të Bashkuara. Autoritete ruse thirrëm në ministrinë e Jashtme  ambasadoren amerikane në Rusi Lynne Tracy dhe i bënë  përgjegjëse Shtetet e Bashkuara për sulmet në Krime. Rusa pretendon se sulmi u krye me raketa të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. “Patjetër që do të merren masa në shenjë hakmarrjeje”, tha ministria e Jashtme e Rusisë, por nuk dha më shumë hollësi. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha të dielën se Shtetet e Bashkuara, që kanë furnizuar Ukrainën me raketat taktike ATACMS janë përgjegjëse për sulmin ndaj civilëve. Sipas autoriteteve, raketat ATACMS u përdorën në sulmin që la të vrarë 4 persona dhe plagosi 150 të tjerë. John Bass, nënsekretar në detyrë për çështjet të politikës së jashtme pranë Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se nuk ishte në dijeni të bilancit të viktimave si pasojë e sulmit, por tha se ka një dallim të thellë mbi mënyrën se si Ukraina dhe Rusia kryejnë sulmet e tyre. Ai tha se është e nevojshme që Ukraina të marrë masa për të minimizuar dëmet ndaj civilëve ndërsa sulmet e Rusisë kanë qenë që në fillim tejet të ashpra.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …