Daniel Serwer

Daniel Serwer: Një Kosovë e suksesshme dhe demokratike që respekton të drejtat e serbëve nuk është në interes të kryetarit Vuçiq

Analisti dhe profesori i mirënjohur amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar se një Kosovë e suksesshme dhe demokratike që respekton të drejtat e serbëve nuk është në interes të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Sipas tij, Vuçiq do të vazhdojë përpjekjet destabilizuese në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Vuçiq ka arritur të marrë pushtetin ekzekutiv në Mal të Zi dhe entitetin serb në Bosnje e Hercegovinë pa përdorur forcë, duke realizuar fazën e parë të projektit “bota serbe”. Vuçiq nuk do të mund ta bëjë këtë në Kosovë, por është përpjekur përmes dhunës: kidnapimi i tre policëve të Kosovës, sulmi kundër paqeruajtësve të NATO-s dhe aksioni terrorist i 24 shtatorit. Të gjitha këto përpjekje dështuan, por ai do të vazhdojë të përpiqet,” theksoi Serwer. Ai gjithashtu kritikoi SHBA-në dhe BE-në për mungesën e masave ndëshkuese ndaj dhunës së nxitur në Kosovë, duke paralajmëruar se Vuçiq mund të nxisë tensione edhe në Maqedoninë e Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Lirim Mehmetaj: Pushteti banditesk e pengon Prokurorinë të hap rast për Berishajn, liron Konjufcën, që e pranon fajësinë

Gazetari Lirim Mehmetaj, akuzon kryeministrin Albin Kurti për mohimin e gjenocidit serb në Kosovë

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka replikuar në një shkrim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në …