Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar lidhur me bisedat telefonike të fundit të publikuara mes shefes së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, dhe terroristit Millan Radojqiç. Gashi u shpreh se këto biseda janë të befasishme për të. Jam çudit, nuk e kam pritur atë lloj komunikimi dhe afërsie. Mimoza është viktimë e Vetëvendosjes. Atë lloj komunikimi dhe negocimi, Mimoza nuk e bën pa u marrë vesh me kryeministrin, sepse janë punë që ai duhet të japë pëlqimin për t’u bërë, tha ai. Gashi gjithashtu shtoi se komunikimi me një terrorist si Radojqiç, i cili është në listën e zezë, është një vepër penale.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …