Toby Vogel: Takimi në Bruksel është ushtrim për të lejuar Borrellin e Lajçakun të deklarojnë se procesi vazhdon dhe japë rezultate

Eksperti i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian nga Këshilli i Politikave të Demokratizimit në Bruksel të Belgjikës, Toby Vogel nëpërmjet një postim ka shkruar  se procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi nën kujdesin e BE-së për një kohë të gjatë shërben si forum për menaxhimin e krizave. Dialogu ka qenë në gjendje të keqe për një kohë të gjatë, duke shërbyer vetëm si një forum për menaxhimin e krizave të prodhuara. Ndërkohë shefi i diplomacisë evropiane dhe emisari i posaçëm, Mirosllav Lajçak, do të presin të mërkurën një raund të ri të negociatave ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në përpjekje për të çuar përpara procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese. Vogeli tha se ky takim është ushtrim për të ndërtuar një trashëgimi dhe për të lejuar Borrellin e Lajçakun të deklarojnë se procesi vazhdon dhe jep rezultate. Vuçiqi dhe Kurti do të marrin broshura të Planit të Rritjes dhe lavdërime nga BE-ja – thjesht performancë”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …