leoni

Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e objekteve të reja shkollore, në Xërxë dhe Ratkoc

Drejtoria për Arsim në komunën e Rahovecit njofton qytetarët se po vazhdojnë punimet në ndërtimin e objekteve të reja shkollore, në SHFMU “Hamëz Thaçi” në Xërxë dhe në SHFMU “Katër Dëshmorët” në Ratkoc. Në Xërxë ka përfunduar suvatimi i mureve të brendshme dhe po punohet në ndërtimin e kulmit të ndërtesës, e më pastaj do të fillojë së ndërtuari salla e edukatës fizike, e cila do të ketë lidhje fizike me objektin e shkollës. Në Ratkoc, pasi është kryer suvatimi i mureve të brendshme, po punohet në izolimin e jashtëm të ndërtesës, që gjithashtu ka lidhje fizike të përshtatshme me objektin ekzistues të shkollës.

May be an image of text

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim publik për asfaltim rruge në komunën e Malishevës

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës, dhe jo vetëm, se nesër, e Shtunë, …