leoni

Kurtesh Fondaj: Kam pasur dy takime me Rexhep Selimin, i fundit ka qenë në shtator të vitit 1998

Gjatë paraqitjes  së tij  para trupit gjykues, në Hagë, dëshmitari,  Kurtesh Fondaj tha se kishte pasur dy takime me Rexhep Selimin, e që i fundit sipas tij kishte ndodhur në shtator të vitit 1998. Takimi i cili pretendohet të ketë ndodhur më 21 shator 1998 në të cilin ishte i pranishëm edhe Hashim Thaçi, dëshmitari tha se ka qenë më shumë për këshillim dhe jo për të marrë detyra nga ata të dy, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Unë kam udhtu në Abri për këshillim me këta dy persona se e kam ditë që janë atje sepse paraprakisht e kam pa situatën e komplikuar në zonën ku kam vepruar. Më tepër ka qenë këshillim se marrje detyrash. Ai tha se ka qenë adhurues i vijës së vogël ushtarake që kanë pasur dhe si shenjë respekti personal ka dashur që të jetë në koordinim të plotë me strukturat komanduese por jo që ka qenë detyrim. Me zotëri Selimin jam takuar paraprakisht me datën 10-11 shtator në fshatin Dobërdolan. Ai ka qenë bashkë me Hashim Thaçin dhe ata kanë vazhduar për  në Abri, ku ka qenë kontakti i fundit me  Rexhep Selimin gjatë luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …