Udhëhequr nga Kryesuesi i komunës së Rahovecit, z. Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit qershor, e gjashta e rregullt për këtë vit kalendarik. Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e OSBE-së. Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, në krye me drejtorin Albnor Mullabazi, pati një pikë shtesë, e njëjta u votua me shumicë votash:
– Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për plotësimin e listës rezervë për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në Komunën e Rahovecit.
– Fillimi i seancës karakterizohet me votim të procesverbalit, duke përfshirë diskutime dhe pyetje të ndryshme drejtuar kryetarit dhe drejtorive përkatëse.
Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth:
– Kanalit të kullimit, Fortesë-Rahovec;
– Subvencionimi në impute, participimi 20%;
– Qentë endacakë – kontrata në vlerë 100.000€
– Strategjia e subvencionimit të sporteve në përgjithësi, inkuadrimi i klubeve të ndryshme rini e shëndoshë.
– Punimet në sheshin e qendrës – planifikimi që mundëson lehtësim në komunikacion.
– Konkurset në QKMF – kutia e ankesave;
– Rrugët fushore;
– Zgjerimi i trotuarit në Brestoc – planifikimi në Hoçë të Vogël;
– Furnizimi me ujë në Hoçë të Vogël – riparimi i gypave dhe kthimi i tyre në gjendjen e mëparshme;
– Pastrimi i rrugës kryesore, Rahovec – Krushë e Madhe;
– Subvencionimi i Start-up biznseve;
-Fusha sportive në Krushë të Madhe;
– Formati i prishjes së stadiumit në Rahovec;
– Zbatimi i rregullores së orarit të punës që rregullon orarin e punës për operatorë;
– Kanalizimi në rrugën “Vëllezërit Frashëri”;
– Festivali i vjeljes së rrushit – “Hardh Fest”;
– Kubëzimi i rrugëve;
– Mungesa e ujit të pijshëm në fshatin Opterushë – zvarritja e punimeve nga KRU-Gjakova;
– Parkingjet në qytet;
– Sfida e mungesës së hapësirave publike.
– RENDI I DITËS me 9 pika, ishte ky👇🏼
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.
-
Shqyrtimi i Raportit gjashtëmujor ( janar – qershor 2024) të kryetarit të Komunës;
-
Shqyrtimi i Informatës rreth aktiviteteve të KKSB-së, për gjashtë (6) – mujorin e parë të vitit 2024;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), 2025-2027;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale, P- 02302-1, P-02299-0, ZK – Rahovec,
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimit 01, Nr. 2918, i datës 26.10.2018, për dhënien e pëlqimit për shpronësimin e pronës së paluajtshme private për ndërtimin – restaurimin e Shtëpisë së Masakrës në Krushë të Madhe;
-
Shqyrtimi i Informatës rreth gjendjes së mbeturinave në Komunën e Rahovecit;
-
Shqyrtimi i Informatës rreth organizimi të Festivalit të Vjeljes së Rrushit – Hardh Fest 2024.