Eduard Bonell nga Grupi “Bashkë për Katalunjën”në Parlamentin e Spanjës ka propozuar njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur. Ai argumenton se Kosova duhet të njihet për shkak të statusit të saj si shtet demokratik dhe sovran. Pujol kërkoi nga deputetët spanjollë të tregonin pjekuri dhe maturi në këtë çështje dhe të respektonin bindjet demokratike. Në anën tjetër, deputetja socialiste Obdulia Alvarez, nga partia e kryeministrit Sançez, deklaroi se pozicioni i Spanjës për mosnjohjen e Kosovës është i njohur dhe nuk ka ndryshuar. Ajo theksoi se Spanja angazhohet për një zgjidhje të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, megjithëse nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
Kontrolloni gjithashtu
LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …