leoni

Në Deçan u zhvillua Testi i Arritshmerisë 2024 – Pjesa parë

Nxënësit e klasave të nënta të të gjitha shkollave të komunë së Deçanit, kanë mbajtur pjesën e parë të Testit të Arritshmërisë 2024. Këtij testimi i janë nënshtruar rreth 400 nxënës, në 3 qendra të testimit, dhe për mbarëvajtjen e testit ishin të angazhuar 35 administrues (mësimdhënës të shkollave). Në pjesën e parë të Testit të Arritshmërisë, nxënësit iu nënshtruan 100 pyetjeve (kërkesave) nga lëndët: gjuhë shqipe, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi. Pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë do të mbahet më 28 qershor 2024 dhe nxënësit do t’i nënshtrohen pyetjeve (kërkesave) në lëndët: matematikë, kimi, fizikë, informatikë dhe biologji. Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan, ka monitoruar procesin e testimit dhe sipas raporteve të zyrtarëve të DKA-së, i gjithë procesi është organizuar dhe realizuar sipas standardeve e rregullave të përcaktuara nga MASHTI. Suksese nxënësve!

 

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …