Komuna e Vitisë vazhdon me shtrimin dhe rregullimin e rrugëve bujqësore në interes të fermerëve vitias

Komuna e Vitisë, po vazhdon të punoj në infrastrukturën rrugore në interes të fermerëve vitias, konkretisht në shtrimin dhe rregullimin e rrugëve bujqësore me zhavorr.  Me këtë rast vetëm ditëve të fundit është punuar në disa lokalitete të komunës së Vitisë,  në rregullimin e rrugëve të tilla. Në veçanti është punuar në fshatin Gjylekar të Vitisë, fshat ky i njohur në fushën e bujqësisë  që dalin me prodhime bujqësore që janë mjaft të kërkuar në tregun jo vetëm të Vitisë por në gjithë Kosovën.  Gjithashtu është duke u punuar edhe në ndërtimin e rrugës me zhavorr që lidhë lokalitetet Ramjan- Sllakovcë. Kryetari Haliti, ka folur për këto projekte që janë në interes të qytetarëve vitias,  përkatësisht të fermerëve. “Po vazhdojmë të punojmë në infrastrukturën rrugore në fushën e bujqësisë me qëllimin më të mirë që fermerët tanë të zot  të kenë qasje më të lehtë në tokat e tyre bujqësore. Kjo gjithashtu lehtëson edhe transportin e prodhimeve bujqësore”, u shpreh kryetari Haliti. Ai tha se fermerët vitias gjithashtu janë përkrahur dhe po përkrahën  nga komuna e Vitisë edhe me pajisje bujqësore, fidane, sera por edhe në bashkëpunim me partnerët e ndryshme edhe në ngritjen e aftësive profesionale  dhe të kapaciteteve për kulturat  ndryshme bujqësore.

May be an image of road

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …