Nga 160 çerdhe të premtuara nga Albin Kurti, gjatë fushatës zgjedhore vetëm në katër prej tyre është vendosur gurë themeli. Albin Kurti kishte premtuar gjatë prezantimit të programit të Lëvizjes Vetëvendosje se do të realizoheshin gjatë mandatit qeverisës, por edhe ky premtim po del të jetë tejet vështirë i realizueshëm, kur kanë mbetur vetëm edhe pak muaj deri në kohën kur qeveria Kurti edhe ligjërisht e përmbyllë mandatin katërvjeçar. Ai kishte premtuat se do të investojë në shkolla dhe çerdhe publike me kujdes dhe edukim cilësor dhe shujta falas. Përmes investimeve ne 160 çerdhe dhe në adaptimin e hapësirave në institucione shkollore, përfshirja në edukimin e fëmijërisë së hershme rritet nga 7% në 24% për fëmijët e moshës deri në 5 vjeç dhe nga 38% në 64% për fëmijët e moshës 3-6 vjeç. Kur kësaj i shtohet rritja e kapaciteteve në sektorin privat, atëherë mund të pritet rritje edhe më e madhe e pjesëmarrjes”, kishte thënë Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës. (Epoka e Re)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …