Vendet anëtare të NATO-s sot zgjodhën ish-kryeministrin holandez, Mark Rutte, shef të ardhshëm të Aleancës. Emërimi i tij u bë sot pasi rivali i i vetëm për këtë post, presidenti rumun Klaus Johannis, njoftoi javën e kaluar se ishte larguar nga gara, pasi nuk arriti të fitonte vëmendje thuhet në një deklaratë. “Rutte do të marrë funksionet e tij si Sekretar i Përgjithshëm nga 1 tetori 2024, pasi mandati i Jens Stoltenbergut skadon pas dhjetë vjetësh në krye të Aleancës. Pasi deklaroi interesimin e tij për postin vitin e kaluar, Mark Rutte fitoi mbështetje të hershme nga anëtarët kryesorë të aleancës duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë. Të tjerët ishin më të rezervuar, veçanërisht vendet e Evropës Lindore, të cilat argumentuan se posti duhej t’i shkonte dikujt nga rajoni i tyre për herë të parë. Por ata në fund u rreshtuan pas z. Mark Rute, një kritik i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin dhe një aleat i vendosur i Ukrainës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …