Kadri Veseli

Me 3 gusht debatohet për demarkacionin

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka deklaruar se Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që më datën 3 gusht të mbahet tryezë e rrumbullakët, ku do të jetë debat i hapur për demarkacionin. Sipas Veselit, tryeza është e vonuar po aq sa debati në Kuvend. “Më mirë është vonë se kurrë, aty do të shprehen opinionet dhe mendimet. Jemi duke bërë diçka çka është në interesin e qytetarëve, t’i hapim rrugë një procesi deri tek vendimmarrja. Është interesi jonë te kemi mbrojtjen e territorit të Kosovës”, deklaroi Veseli pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit. Qytetarët duhet të jenë të sigurt, pasi vendimmarrja do të jetë në interes të shtetit dhe qytetarëve tanë. Veseli tha se procedimi në Kuvend do të jetë transparent dhe asgjë nuk do të jetë befasi, pasi do të mbahet mbledhja e kryesisë, ku Demarkacioni do të jetë në rend dite.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …