Dardan Molliqaj: Mbështetja e bombardimeve që Izraeli po shkakton ndaj popullatës civile janë akte të një padrejtësie historike
Smoke from an Israeli airstrike rises in Gaza City on Monday, Oct. 9, 2023. (AP Photo/Hatem Moussa)

Ka arritur në 37.718 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023, në Rripin e Gazës

Ka arritur në 37.718 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 264 ditësh ndaj Rripit të Gazës. Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer 4 masakra, ndërsa në këto sulme janë vrarë 60 palestinezë dhe 140 të tjerë janë plagosur. Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 37 mijë e 718 ndërsa i të plagosurve në 86 mijë e 377. Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …