Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar e mllefosur dhe e zemëruae pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Byronë për Verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme. Sipas gjykimit të saj vullneti i qytetarëve për drejtësi po përmbyset nga një grusht njerëzish, që ende u shërbejnë dhe i kanë borxhe nomenklaturës së vjetër, por që beteja për reforma do të vazhdojë dhe se byroja do të bëhet. Haxhiu ka shtuar se PDK e dërgoi në Kushtetuese këtë projektligj për të bllokuar e sabotuar reformën në drejtësi. Ajo tha se arsyet për këtë i kanë të qarta të gjithë. Ajo tha se Kushtetueses iu deshën 16 muaj për të vlerësuar përputhshmërinë e këtij projektligji dhe 5 nga 9 gjyqtarët vendosën që “Ligjin më të rëndësishëm në kuadër të pakos kundër korrupsionit e keqpërdorimit të detyrës zyrtare ta shpallin të pavlefshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …