Komuna e Ferizajt subvencionon 51 biznese me grante

Në një aktivitet solemn që u mbajt në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, 51 biznese nënshkruan kontrata, të cilat janë përfituese të granteve nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj. Në këtë rast, drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Derguti, i përshëndeti të gjithë të pranishmit në emër të kryetarit të komunës, Agim Aliu, ndërsa tha se fal mbështetjes së Kryetarit Aliu dhe interesit që ka ai për përkrahjen e bizneseve vitin e ardhshëm buxheti për subvencionimin e bizneseve do të dyfishohet nga 100 mijë euro në 200 mijë euro. Në këtë mbështetje të granteve, kanë përfituar 51 biznese, të cilat janë ndarë në tri kategori: mikrondërmarrjet, bizneset e grave dhe start-up-et. Drejtori Derguti theksoi rëndësinë e kësaj mbështetjeje për zhvillimin ekonomik të komunës, duke deklaruar se komuna e Ferizajt do të përkrahë këto biznese në mënyrë që ato të zhvillohen dhe të kenë përkrahje edhe në forma të tjera, si në pjesëmarrje në panaire të ndryshme dhe aktivitete të tjera.

May be an image of 2 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …