Gjykata Kushtetuese

Faton Fetahu: Gjykata Kushtetuese rrëzoi përpjekjet e dëshpëruara të pushtetit për uzurpimin e tërësishme të administratës shtetërore

Avokati i PDK-së, Faton Fetahu, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese ka rrezuar disa nene të Ligjin për Këshillin Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Ai e ka përgatitur lëndën në fjalë,  ndërkohë që ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar përpjekjet e dëshpëruara të pushtetit për kapjen e tërësishme të administratës shtetërore. Sot tetë muaj pas, Gjykata Kushtetuese konfirmoi të gjitha pretendimet e ngritura në Ligjin për Këshillin Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Përpjekjet e dëshpëruara të pushtetit për kapjen e tërësishme të administratës shtetërore u rrëzuan. S’kishte si të ndodhte ndryshe sepse mendësia qeverisëse e kapjes dhe kontrollit absolut nuk mund të kaloj në sistemin e vlerave tona demokratike. Një leksion i merituar për shkelësit recidivist të Kushtetutës!”, ka shkruar, Faton  Fetahu.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …