Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kritikuar vendimin e autoriteteve serbe për ndalimin e mbajtjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan” një përmbajtje e kohës së bashkim vëllazërimit që kësaj radhe mbahet në Beograd, duke thënë se Serbia ua ofroi skenën “grupeve huligane” në vend se t’ua linte artistëve. “Fatkeqësisht, Serbia e shfaqi përsëri armiqësinë e saj të paepur ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me paqe dhe pajtim”, shkroi Kurti. Festivali “Mirëdita, dobar dan”, që promovon bashkëpunimin kulturor mes Kosovës dhe Serbisë, u ndalua me urdhër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, më 27 qershor, pak para hapjes së planifikuar të tij në Beograd. Serbia e ndaloi të enjten edhe një iniciativë të sponsorizuar nga BE-ja, ‘Mirëdita, dobar dan’”, tha Kurti, duke u pajtuar me përmbajtje e festivalit, i cili injoron vlerat kulturore shqiptare dhe shfaq filma urrejtës kundër UÇK-së ku promovojnë veprat e tyre nostalgjikët pro-jugosllavët si Veton Shurroi, i cili e quan UÇK-në organizatë terroriste e fashiste, Jeton Neziraj, që barazon luftëtarët UÇK-së me ata të Millosheviqit, Enver Petrovci i cili ka deklaruar se Kosova më mirë ka qenë në kohën e Millosheviqit, sesa në kohën e qeverisjes së Hashim Thaçit të tjerë, e jo pak të tjerë nga kjo ‘kotillë’ e çoroditur.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …